Ballina Lajmet Kosovë Kërkohet lirimi i protestuesve nga paraburgimi në Zveçan

Kërkohet lirimi i protestuesve nga paraburgimi në Zveçan

Protestuesit në Zveçan e kanë vazhduar protestën të martën, në javën e tretë të saj, raporton teve1.info

Gazetarja e Teve1, Florijeta Dernjani, e cila po e përcjell këtë protestë të martën, tha se protestuesit kanë mbajtur disa fjalime, ku kanë kërkuar lirimin e disa protestuesve tjerë që ndodhen në paraburgim.

Qytetarët serbë të kësaj komune e kanë filluar protestën më 26 maj 2023, ditën e parë kur e paralajmëroi se do ta filloj punën e tij, kryetari i sapozgjedhur shqiptar në këtë komunë, Ilir Peci.

Disa ditë me radhë protestuesit ishin përleshur me Policinë e Kosovës deh KFOR-it, kur edhe ishin arrestuar disa protestues.