Kërkuan distancimin e Musk nga SpaceX në një letër të hapur, pushohen pesë punonjës

BERLIN, GERMANY DECEMBER 01: SpaceX owner and Tesla CEO Elon Musk poses on the red carpet of the Axel Springer Award 2020 on December 01, 2020 in Berlin, Germany. (Photo by Britta Pedersen-Pool/Getty Images)

New York Times raportoi ditën e Enjte se SpaceX kishte larguar pesë punonjës që kishin lidhje me letrën.

SpaceX largoi nga puna të paktën pesë punonjës pasi gjeti se ato kishin qarkulluar një letër që kritikonte themeluesin e kompanisë Elon Musk duke ju kërkuar drejtuesve të ndryshonin kulturën e kompanisë.

New York Times raportoi ditën e Enjte se SpaceX kishte larguar pesë punonjës që kishin lidhje me letrën.

Largimi i tyre nga puna ishte bërë me arsyetimin e sjellja e tyre kishte bërë stafin të ndihej i intimiduar apo zemëruar sepse letra ju bënte presion të nënshkruanin diçka që nuk përfaqësonte qëndrimet e tyre.

Lajmi vjen në një kohë kur miliarderi Musk po përpiqej të blejë Twitter për 44 miliardë dollarë dhe bërë të qartë qëndrimin e tij në mbështetje të fjalës së lirë.

Letra e hapur i bënte thirrje ekzekutivëve të SpaceX të reflektonin mbi sjelljen shpërqendruese dhe të sikletshme të themeluesit të kompanisë Elon Musk.

Ajo kërkonte shkëputjen e SpaceX nga brendi personal i Musk. /CIO Albanian