Ballina Jeta Shëndetësi Këshilla për gjumë cilësor

Këshilla për gjumë cilësor

Gjumi i mirë është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shpesh neglizhohet nga shumë njerëz.

Sipas studiuesve, për të pasur një gjumë cilësor, është e rëndësishme të krijoni një rutinë të rregullt duke fjetur dhe zgjuar në të njëjtën orë çdo ditë.

Po ashtu, shmangni përdorimin e telefonit apo pajisjeve elektronike para gjumit dhe krijoni një ambient të qetë, të errët dhe të rehatshëm në dhomë. Edhe ushqimi ka ndikim – evitoni kafenë dhe ushqimet e rënda në orët e vona.

Një gjumë i mirë ju ndihmon të jeni më energjikë, të përqendruar dhe me humor më të mirë gjatë ditës.