Këshilltari i Pacollit thotë se lajmi për tërheqje të njohjes nga Burundi nuk është i vërtetë

Pikërisht në ditën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nga media të ndryshme serbe është raportuar se shteti i Burundit ka tërhequr njohjen e saj, vend ky që kishte njohur shtetësinë e Kosovës më 29 tetor të vitit 2012.

Lajmin për tërheqje të njohjes e ka demantuar këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Ai, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se nuk është i vërtetë lajmi për tërheqjen e njohjes nga shteti i Burundit.

Ndryshe, ditë më parë shteti i Barbados ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosovën e me këtë të fundit e kanë njohur 116 shtete, dhe është bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe organizatat më të rëndësishme financiare dhe sportive.