Kështu duket Klinika Emergjente e rinovuar në QKUK (Video)

Pas investimit prej gjysmë milioni euro, Klinika Emergjente në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka marrë pamje krejt tjetër.

Klinika Emergjente në QKUK tani duket tërësisht ndryshe. Me një investim gjysmë milioni euro është rinovuar e gjitha.

Videon e ndryshimit e ka publikuar Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se me renovimin e kësaj klinike, tani qytetarët janë të kënaqur me shërbimet e reja moderne dhe mjekët e infermierët të lumtur me kushtet e reja të punës

“Klinika Emergjente tani e transformuar!

Kjo është Klinika Emergjente e rinovuar me një investim prej 500.000 euro. Qytetarë të kënaqur me shërbimet e reja moderne dhe mjekë e infermierë të lumtur me kushtet e reja të punës”, ka shkruar ministri Ismaili.