11 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është festuar më ndryshe në komunën e Lipjanit.
175 doza gjak janë dhuruar sot nga një aksion i ndërmarrë në Xhaminë e fshatit Kraishtë të kësaj komune.
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/02/52126718_317667885775116_3304039841695531008_n-730x548.jpg?resize=696%2C522&ssl=1)
Është hera e nëntë që organizimi i dhurimit të gjakut bëhet pikërisht për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/02/52410483_360996507822064_7196472533447606272_n-730x548.jpg?resize=696%2C522&ssl=1)
Për gjashtë orë sa edhe ishte paraparë të zgjasë ky aksion, u dhuruan 175 doza të gjakut që dikujt do t’i shpëtojnë jetën.