Këta janë dy deputetët e rinj të Vetëvendosjes që u betuan sot në Kuvend

Me fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës, janë betuar dy deputetë të rinj.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka ndryshuar pas rezultateve që janë certifikuar nga balotazhi i komunave të Kamenicës dhe Prizrenit.

Deputeti Qëndron Kastrati që tani është i pari i Kamenicës, do të zëvendësohet prej sot nga deputeti Shemsi Syla, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka do të zëvendësohet nga Sali Zyba.

Shemsi Syla në zgjedhje kishte fituar 6 mijë e 478 vota kurse Sali Zyba kishte arritur të grumbullonte 5 mijë 983 vota.