Këtë fotografi duhet ta shohin deputetët kosovarë!

Derisa sot po mbahej seanca e Kuvendit të Kosovës që ishte parapa të votohej demarkacioni me Malin e Zi, shumë qytetarë të Kosovës kanë qenë duke pritur para ambasadave për një vizë.

Kjo fotografi është bërë sot te Ambasada Gjermane në Prishtinë, ku shihen qytetarët që presin për orë të tëra para sporteleve të ambasadave për tu pajisur me viza, raporton lajmi.net.

Sot në Kuvend nuk u arrit të bëhen votat për ta kaluar demarkacionin, dhe miqtë e Kosovës janë duke kërkuar që të kalojë kjo marrëveshje që qytetarët e Kosovës të nxirren nga izolimi dhe të liberalizohen vizat