Këto janë kushtet e tmerrshme ku po mbahen të burgosurit në Egjipt

Autoritetet në Egjipt po përdorin qëllimisht metodat e izolimit për të dënuar të burgosurit politikë, thotë një raport i ri nga Amnesty International.
Egjipti është i njohur të ketë kushte të tmerrshme brenda burgjeve, por të burgosurit politikë janë ata që shpesh marrin trajtim të izoluar.
“Sipas ligjit ndërkombëtar, izolimi mund të përdoret vetëm si masë disiplinore e mjetit të fundit, por autoritetet egjiptiane po e përdorin atë si një dënim të tmerrshëm për të burgosurit politik”, tha Najia Bounaim, drejtoresha e AI-së për Afrikën Veriore.
“Amnesty International ka dokumentuar 36 raste të të burgosurve që mbahen në izolim të zgjatur dhe të pafund, gjashtë prej tyre janë të izoluar në mënyrë të paligjshme nga bota e jashtme që nga viti 2013.”
Shumë gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe anëtarë të opozitës po mbahen pa akuza të arsyeshme dhe po vendosen në izolim të zgjatur pa një datë të caktuar për lirim.
Të burgosurit i nënshtrohen abuzimit fizik, duke marrë rrahje të ashpra nga rojet e burgut, rrahje të cilat i dërmojnë ata fizikisht dhe psiqikisht.
Hussein Baumi, një avokat egjiptian, tha se një i burgosur politik, i identifikuar vetëm si Hisham, i përshkroi qelitë si “një varr”.
Për më tepër, zyrtarët e burgjeve egjiptiane përdorin izolimin dhe abuzimin fizik me qëllim për të nxjerrë informacione nga i burgosuri.
Tortura psikologjike është gjithashtu e përhapur, pasi të burgosurit janë nën presion për të bërë “rrëfim”, pasi mirëqenia e tyre përdoret si një kërcënim nga rojet e burgut. /MESAZHI/