Khan thirrje komunitetit ndërkombëtar: Të sigurohet ndihmë ekonomike për popullin afgan

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “sigurojë ndihmë ekonomike për popullin e Afganistanit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në “Radio Pakistan”, thuhet se kryeministri Khan ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Afganistan.

Në bisedën me homologët e tij, Khan vuri theksin se Pakistani ka biseduar me liderët afganë dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë në kontakt. Ai i bëri thirrje botës për sigurimin e ndihmës humanitare për popullin e Afganistanit.

Duke tërhequr vëmendjen për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit afgan, Khan tha se dakordimi gjithëpërfshirës politik është rruga më e mirë për të vepruar në të ardhmen. /aa