Kia në Indi prezantoi një veturë të re elektrike. Bëhet fjalë për një SUV me shtatë vende.
Carens Clavis është zhvilluar në Korenë e Jugut, por prodhohet në Indi dhe është dizajnuar për t’iu përshtatur nevojave lokale dhe globale.
Dizajni ndjek gjuhën aktuale të dizajnit të Kia dhe ngjan me modelin më të vogël EV3. Megjithatë, Carens Clavis është më i madh dhe ka gjatësi 455 cm, që e vendos atë në kategorinë e SUV-ve kompaktë.
Në kabinën e shoferit dominojnë dy ekrane me një gjerësi totale prej 26.6 inç. Gjithashtu, Carens ka çati panoramike, ulëse elektrike, sistem zanor Bose dhe mundësi përdorimi të baterisë së makinës si burim energjie për pajisje të tjera.
Fuqia është 135 ose 171 kuaj/fuqi. Clavis EV është i disponueshëm me dy madhësi baterish: 42 kWh dhe 51.4 kWh.
Shtrirja maksimale me baterinë më të madhe arrin deri në 490 kilometra. Shpejtësia e karikimit është 100 kW, por Kia thotë se bateria ngarkohet nga 10 në 80 për qind brenda 39 minutave.
Shitjet fillojnë më 22 korrik. Deri tani nuk dihet nëse Carens Clavis do të shitet në Evropë.
Tani arrijmë te pjesa më interesante. Versioni bazë në Indi kushton rreth 17 mijë euro, që është afërsisht çmimi i versionit bazë të Dacia Sandero Stepway.








