Kievi: Ushtria ruse po përshpejton operacionin në lindje të Ukrainës

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi sot se ushtria ruse po përshpejton operacionin për të siguruar kontroll të plotë ndaj rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës.

Në një deklaratë, Shtabi i Përgjithshëm tha se ushtria dhe populli ukrainas vazhdojnë rezistencën e tyre heroike kundër pushtimit rus.

Sipas deklaratës, ushtria ruse po përpiqet të përshpejtojë operacionin për të siguruar kontroll të plotë ndaj rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës.

“Ushtria ruse po përpiqet të marrë kontrollin e Rubizhne në rajonin e Donetskut dhe Kherson ku janë intensifikuar luftimet”, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se rusët janë përgatitur për një sulm ndaj qytetit Severodonetsk.

Më tej bëhet e ditur se qyteti i Kharkiv në lindje të Ukrainës është nën bllokadë të pjesshme. /atsh