Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kina lëshon 4 satelitë në orbitë

Kina lëshon 4 satelitë në orbitë

Kina lëshoi të dielën katër satelitë me raketën bartëse Long March-6C, duke i vendosur me sukses në orbitat e përcaktuara, raportoi media shtetërore, transmeton Anadolu.

Satelitët, përfshirë dy satelitë për verifikimin e teknologjisë “cloud” në hapësirë dhe satelitët AIRSAT 12 dhe 13, u lëshuan nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Taiyuan, në provincën Shanxi të Kinës veriore, raportoi Agjencia e Lajmeve Xinhua.

Lëshimi u shpall si “sukses i plotë”.

Ky ishte lëshimi i 683-të i raketave bartëse të serisë Long March.