Kina mohon akuzat për gjenocid në Xinjiang

Një zëdhënës i Partisë Komuniste kineze në provincën Xinjiang ka kritikuar ashpër Britaninë, pas deklaratave gjatë kësaj jave se trajtimi i ujgurëve dhe minoriteteve të tjera përben gjenocid.

Sipas zyrtarit akuzat janë të pabaza dhe kanë fakte. Të paktën një milion ujgurë dhe minoritete të tjera, kryesisht myslimane, besohet se po mbahen në kampe në Xinjiang dhe ka dokumente të abuzimeve, të sterilizimit dhe punës së detyrueshme.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Belgjika, Holanda dhe Kanadaja kanë akuzuar Pekinin për gjenocid. Më 22 prill, Parlamenti britanik tha se ndaj ujgurëve dhe minoriteteve të tjera, kryesisht myslimane, është kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

“Ky propozim, që është miratuar nga pala britanike është totalisht i pabazë”, tha Xu Guixiang, që është zëdhënës i Partisë Komuniste.

Ndërkohë, Human Rights Watch ka rekomanduar që të formohet një komision nga Kombet e Bashkuara për të hetuar pretendimet për keqtrajtime dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë./abcnews