Kina përgatit një fond 40 miliardë dollarë për mbështetjen e industrisë së çipeve

Autoritetet kanë ngritur një fond prej 41 miliardë dollarësh për të mbështetur industrinë pas dy fondeve të tjera prej 27 miliardë dollarë në 2019-ën dhe 19 miliardë dollarë në 2014.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të kufizuar prodhimin e çipeve në Kinë por masat duket se nuk kanë pasur efekt. Kina planifikon të lançojë një fond për industrinë e gjysmëpërçuesve raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Autoritetet kanë ngritur një fond prej 41 miliardë dollarësh për të mbështetur industrinë pas dy fondeve të tjera prej 27 miliardë dollarë në 2019-ën dhe 19 miliardë dollarë në 2014.

Afro 8 miliardë dollarë do të vinë nga Ministria e Financave ndërsa mbështetës të tjerë janë Telekomi Kinez. Pjesa më e madhe e fondeve përqendrohen tek krijimi i instrumenteve për prodhimin e çipeve.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Huawei prezantoi smartfonin më të fundit Mate 60 Pro i cili vinte me çipe Kineze. Huawei bashkëpunoi me Semiconductor Manufacturing International Corp (SMIC) për të prodhuar çipin e ri Kirin 9000.

Teknologjia 7-nanometër e Mate 60 Pro mundëson shpejtësi shkarkimi më të lartë sesa smartfonëve të zakonshëm 5G. Debutimi i Mate 60 Pro është një provë se tentativat e SHBA, Japonisë dhe Holandës për të kufizuar kapacitetet prodhuese të Kinës kanë dështuar.