Kina shënon rënie të ndjeshme të numrit të popullsisë

Norma e lindjeve gjatë vitit 2021 në Kinë ra në nivelin më të ulët historik prej 7,52 lindjesh për 1 000 persona, deklaroi Byroja Kombëtare e Statistikave të vendit.

Shkalla e lindjeve ishte për herë të fundit kaq e ulët në vitin 1978.

Kina ka një popullsi totale prej 1,41 miliardë banorësh, sipas të dhënave të publikuara.

Lindjet ranë me 11,5% në 10,62 milionë.

Heqja e politikës së mëparshme të një fëmije në vendin më të populluar në botë çoi vetëm në një rritje të lehtë të lindjeve në vitin 2016, por numri ka vazhduar të bjerë çdo vit që atëherë.

Byroja e Statistikave vuri në dukje pandeminë e koronavirusit si një nga arsyet e rënies së përtërirë të lindjeve.

Por, edhe zakonet e grave kanë ndryshuar.

Ekspertët kanë vënë në dukje prej kohësh kostot e larta të strehimit, arsimit dhe kujdesit shëndetësor dhe vullnetin e zvogëluar të njerëzve për t’u martuar./atsh