Kina shton përpjekjet për zëvendësimin e teknologjive të huaja me vendase

Në 2022 Kina alokoi 191 miliardë dollarë për zëvendësimin e harduerëve dhe softuerëve të huaj me alternativa vendas, një rritje me 16.2 përqind kundrejt një vit më parë.

Kina po shton përpjekjet e saj për të ulur varësinë ndaj teknologjive të huaja duke u përqendruar tek zhvillimi dhe implementimi i alternativave vendase raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Ndryshimi strategjik është influencuar nga shtrëngimi i masave dhe sanksioneve nga qeveria Amerikane për eksportet e teknologjisë së lartë në Kinë.

Iniciativa është adoptuar në masë pranë entiteteve shtetërore, kryesisht qeveritare dhe ushtarake duke shtyrë përpara adoptimin e kompjuterëve, pajisjeve të telekomunikimit dhe softuerit prodhuar në vend.

Në 2022 Kina alokoi 191 miliardë dollarë për zëvendësimin e harduerëve dhe softuerëve të huaj me alternativa vendas, një rritje me 16.2 përqind kundrejt një vit më parë.

Mes periudhës Shtator 2022 dhe Shtator 2023, kompanitë që përfitojnë këto incentiva financiare janë rritur nga 119 në 235. Fokusin e veçantë e ka marrë hardueri kompjuterikë duke synon zëvendësimin e makinerive dhe komponentëve të huaj me ato vendas.

Megjithatë Kina përballet me sfida të mëdha në zhvillimin e teknologjive vendase kjo për shkak të teknologjive të kufizuara në prodhimin e çipeve. Ky kufizim pengon aftësinë e vendit për të realizuar plotësisht një zëvendësim gjithëpërfshirës të teknologjive të huaja me ato vendase. /CIO Albanian