Kina voton kundër hetimit të OKB-së për krimet ruse në Ukrainë

Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka miratuar një rezolutë për ngritjen e një hetimi mbi akuzat për krime nga trupat ruse në Ukrainë, raportoi Sky News të enjten.

Megjithatë, ndonëse rezoluta ka kaluar, ajo është refuzuar nga Kina.

Ukraina pretendon se ka identifikuar qindra kriminelë të dyshuar të luftës në vazhdën e pushtimit rus të vendit, i cili filloi në fund të shkurtit.

Të enjten, organi i të drejtave të njeriut mbajti një seancë urgjente në Gjenevë për të shqyrtuar provat e shkeljeve të supozuara të Moskës në Ukrainë. /koha