Kinë, të paktën 19 të vdekur si pasojë e zjarrit në një ndërtesë

Të paktën 19 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarrit në një ndërtesë në kryeqytetin e Kinës, Pekin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, në zjarrin i cili përfshiu një ndërtesë në rajonin Dashing në Pekin, 19 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë u plagosën.

Njoftohet se ekipet zjarrfikëse kanë shuar plotësisht zjarrin, kurse të plagosurit janë dërguar në spitale nga ekipet e shëndetësisë.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se janë arrestuar personat përgjegjës për zjarrin.

Kanë filluar hetimet lidhur me zjarrin, i cili përfshiu ndërtesën.