Kjo deputete e LDK-së thotë se do ta votojë Osmanin për Presidente

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se populli ka votuar Vjosa Osmanin për presidente dhe sipas saj kjo duhet të respektohet edhe nga deputetët.

Bunjaku-Rexhepi në Kanal 10 ka thënë se personalisht mendon se LDK duhet të qëndrojë në sallë dhe duhet ta votojë Vjosa Osmanin.

“Bashkarishtë si LDK do të marrim vendimin. Personalisht mendoj se LDK duhet të qëndrojë në sallë dhe të votojë zonjën Osmani pasi qytetarët treguan se e duan zonjën Osmani për presidente duke e votuar me aq shumë vota”.

Deputetja e LDK-së thotë se deputetët kanë të drejtë të vendosin për votën e vet.

“Tani për tani nuk kemi vendim të prerë si do të sillen deputetët e LDK-së kur të vije momenti i votimit të presidentes. Unë personalisht dua të rri në sallë dhe të votojë pro zonjës Osmani”.

Bunjaku-Rexhepi thotë se LDK do të dalë me një qëndrim pas takimit që Abdixhiku do të ketë me Vjosa Osmanin.