Kjo është arsyeja pse dhëndërri i Trump u takua me Sisin e Egjiptit

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi u takua me Këshilltarin presidencial te Trump Jared Kushner. Takimi vie pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të ndalojnë miliona dollarë ndihma për Egjiptin.

Burime të afërta i thanë Reuters se Uashingtoni kishte vendosur të bllokonte 95.7 milionë dollarë ndihma për Egjipton, dhe dhe të anilojë edhe 195 milionë dollarë të tjerë, sepse nuk kishte arritur përparim në respektimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Vizita e Kushner është pjesë e një udhëtimi të gjerë në Lindjen e Mesme, ku është duke e diskutuar  edhe procesin e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve.

Kushner, i cili është edhe dhëndër i Presidentit Donald Trump dhe një nga këshilltarët e tij më të ngushtë, u takuan me Sisin me Ministrin e Jashtëm Sameh Shoukr. /MESAZHI/