Saranda Bogujevci sot edhe zyrtarisht është nënshkruar si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Saranda gjatë luftës së fundit ishte e plagosur rëndë me 16 plumba në masakrën e Podujevës ku humbi një pjesë të madhe të familjes.
Ndërsa ajo ishte fëmija i parë në botë që dëshmoi në një gjykatë për krime të luftës, transmeton Indeksonline.
Në vitin 2003 Saranda Bogujevci është shpërblyer së bashku me familjen me çmimin ndërkombëtar për Kurajo Morale “Anna Frank”, në Britani.