Kjo është “nana” e 300 jetimëve (Foto)

Maxhide Ramadan, e cila ka humbur bashkëshortin në luftën e brendshme në Siri dhe e cila bashkë me 3 fëmijët e saj u strehua në Turqi, krahas fëmijëve të saj ajo është bërë "nënë" edhe për 300 fëmijë për të cilët ofron përkujdesje vullnetare në jetimore. ( Lale Köklü - Anadolu Agency )

Maxhide Ramadan, e cila ka humbur bashkëshortin në luftën e brendshme në Siri dhe e cila bashkë me 3 fëmijët e saj u strehua në Turqi, krahas fëmijëve të saj ajo është bërë “nënë” edhe për 300 fëmijë për të cilët ofron përkujdesje vullnetare në jetimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Siriania 35 vjeçare Ramadan, e cila bashkë me 3 fëmijët, 2 prej tyre vajza, jeton në një kontejner në qendrën e përkohshme strehimore Boynuyoğun në rajonin Altınözü, në qytetin Hatay të Turqisë, nisi të punojë vullnetare në jetimoren që ndodhet në këtë qendër.

Ramadan për 6 ditë të javës kryen detyrën e kujdestares vullnetare në jetimore për 300 fëmijë të moshave nga 2 deri në 15 vjeç, dhe me një dhembshuri ajo nuk ndan jetimët nga fëmijë e saj.

Ajo iu mëson fëmijëve turqisht dhe Kur’an si dhe interesohet për kujdesin personal të fëmijëve duke ndarë një kënaqësi të përbashkët me to. Ramadan e cila ka fituar dashurinë e fëmijëve në një deklaratë për AA tha se jetonte në qytetin Xhisr-i Shugur të Sirisë dhe se 6 vite më parë ka humbur bashkëshortin në sulme.

Pasi ka bërë të ditur se në po të njëjtat sulme është plagosur edhe ajo vetë edhe djali i saj, Ramadan ka theksuar se në Turqi ka ardhur për mjekim dhe se për të ardhmen e fëmijëve nuk është kthyer në vendin e saj.

Ndër të tjera është shprehur se me fëmijët e saj ka nisur një jetë të re në Turqi dhe ka shtuar më tej: “Ndodhem në Turqi dhe jam shumë e lumtur. Njerëzit këtu janë shumë të mirë. Bashkëshortin e kam humbur në luftë, jeta pa të është shumë e vështirë, por çdo gjë vjen nga Allahu. Duhet të qëndroj në këmbë për fëmijët. Kam qëndruar në Turqi sepse isha e shqetësuar për jetët e tyre. Nuk dëshiroja që fëmijët e mi të humbnin jetën atje dhe të përjetonin ato dhimbje.”

Në Turqi jetojnë të sigurtë dhe kjo situatë i forcon edhe më shumë, ka bërë të ditur Ramadan.

Pasi është shprehur se në Siri kryente profesionin e mësueses, dhe pasi ka ardhur në Turqi ka nisur një detyrë në jetimoren e hapur këtë vit, Ramadan thekson: “Këtu punoj si vullnetare. Shumica e fëmijëve këtu kanë humbur njërin prej prindërve ose të dy.

Këto fëmijë qëndrojnë pranë të afërmeve të tyre në kamp. Kam dëshirën të ofroj ndihmën time me çfarë mundem për këto fëmijë. Edhe unë kam fëmijë jetimë, dhe e ndjej se çfarë ata përjetojnë.

Kur erdha në Turqi kisha 3 fëmijë jetimë, Allahu na e mundësoi për të punuar në jetimore dhe në këtë mënyrë kam edhe 300 fëmijë të tjerë. Uroj mirësi dhe shëndet për ata, i dua shumë. Këto fëmijë kanë nevojë për mëshirë, dhembshuri sepse nuk kanë nënë dhe baba. Allahu i mbroftë ato.”

“Me fëmijët luajmë lojëra të ndryshme, iu mësoj turqisht, ndonjëherë lexojnë Kur’an, bëjmë vizatime dhe jap mësime muzike. Ata janë shumë të lumtur këtu”, është shprehur Ramadan, duke bërë të ditur se kalojnë një kohë argëtuese me fëmijët nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme në jetimore.

Ndërsa edhe Sena Zemir, vajza 12 vjeçare e Ramadan ka vënë në dukje se edhe ajo kalon kohë të bukur në jetimore me shokët dhe shoqet që ndajnë të njëjtin fat si edhe ajo vetë.

Zemir është shprehur se nënën e saj e ndan edhe me 300 jetimë të tjerë dhe se është e kënaqur nga kjo situatë, dhe nëpërmjet një poezie që ka shkruar për babain e saj ajo thekson se shpjegon mallin që ka për të.

Gjithashtu edhe 10 vjeçari İlav Hassun një prej jetimëve ka theksuar se e duan shumë dhe se koha kalon shumë bukur me Maxhide Ramadan të cilët ata e njohin si “nëna Maxhide”.

Teksa kishte 3 jetimë bëhet "nënë" edhe për 300 jetimë të tjerë