Kjo ‘mbetje’ e ndryshkur e një Ferrari sapo u shit për 1.77 milion dollarë

Mund të duket si diçka e destinuar për qendrën e riciklimit të metaleve, por kjo mbetje e ndryshkur e një veture sapo u shit në ankand me një çmim prej 1.7 milion dollarëve.

Ky Ferrari 500 Mondial Spider i vitit 1954, është vetëm i dyti prej 13 veturave me një trup të ndërtuar nga firma e njohur italiane Pininfarina, duke e bërë atë një nga modelet më të rralla dhe të dëshiruara nga kjo periudhë e Ferrari-t.

I vendosur në ankand nga RM Sotheby’s, kjo veturë specifike drejtohej nga Franco Cortese, shoferi i ekipit Ferrari, dhe gjithashtu garoi edhe në Mille Miglia, Targa Florio dhe Imola Grand Prix, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Përderisa shumica e modeleve 500 Mondial Spider fuqizohej nga një motor 2.0 litërsh me katër cilindra, kjo veturë vije me një motor “Tipo 119 Lampredi” 3.0 litërsh me katër cilindra dhe kuti ingranazhi me numra të ngjashëm.

RM Sotheby’s e kishte vendosur një vlerë në mes të 1.2 milion dhe 1.6 milion dollarëve, por çmimi shkoi në 1.7 milion dollarë – duke mos përfshirë përqindjen premium të ankandit prej 10 për qind, duke e dhënë një çmim përfundimtar prej 1.87 milion dollarëve.

This rusty wreck just sold for $2.66 million

This rusty wreck just sold for $2.66 million

This rusty wreck just sold for $2.66 million

This rusty wreck just sold for $2.66 million

This rusty wreck just sold for $2.66 million

This rusty wreck just sold for $2.66 million