Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen tha sot se ka interceptuar dhe shkatërruar një raketë balistike të lëshuar nga grupi Huthi drejt Khamis Mushait në jugperëndim të Arabisë Saudite, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i koalicionit Turki al-Maliki njoftoi interceptimin në platformën e mediave sociale amerikane X. Më parë, Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite lëshoi një paralajmërim në Abha aty pranë dhe më vonë njoftoi se kërcënimi kishte kaluar.
Interceptimi erdhi mes sulmeve të ripërtërira të Huthive në Arabinë Saudite, përfshirë sulmet në aeroporte.
Të dielën, një sulm në aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad vrau një banor pakistanez dhe plagosi 11 të tjerë, sipas Autoritetit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Arabisë Saudite.
Sulmi erdhi një ditë pasi një tjetër sulm në të njëjtin aeroport vrau 13 persona dhe plagosi më shumë se 300 të tjerë. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite fajësoi Huthit për sulmin e mëparshëm dhe u zotua për një përgjigje të fortë.





