Kocijançiq: Nuk jemi në dijeni që Prishtina ka vënë kushte të reja për dialog

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme, Maja Kocijançiq, ka thënë se Komisioni Evropian nuk është informuar për dokumentin e Prishtinës në të cilën kërkohen kushte të reja në dialogun me Serbinë.

“Fokusi i dialogut në parim është i pajtuar, i marrë vesh. Qëndrimi i qartë i Bashkimit Evropian është që marrëveshjet e pranuara dyanshëm në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të implementohen, pasi që ky është ;dialog dhe asgjë më shumë’”, ka thënë ajo, transmeton “Lajmi.net”.

Kocijançiq ka konfirmuar se për zhvillimet më të reja për dialogun në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, sigurisht përmes telefonit do të bisedojnë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Zyrtarët e BE-së e kanë thënë këtë me rastin e kushteve të reja të Kosovës të cilat dje u plasuan në media, në mesin e të cilëve është edhe detyrimi i njohjes së Kosovës nga Serbia si kusht për hyrjen e kësaj të fundit në BE.