Ballina Lajmet Kosovë Arrestohen disa serbë në përfundim të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan

Arrestohen disa serbë në përfundim të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan

Policia e Kosovës ka arrestuar disa serbë gjatë përfundimit të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan.

Me këngë e lutje fetare ka përfunduar festa e serbëve në Gazimestan. Qindra serbë nga Kosova u mblodhën në shënimin e festës së ashtuquajtur “Vidovdan”.

Si shkak i mbledhjes së serbëve në Gazimestan, i cili ndodhet afër Obiliqit, u krijuan kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Serbët manifestimin e “Vidovdnatit” përpiqet ta shfrytëzojnë për të dhënë mesazhe nacionaliste edhe përmes veshjeve me mbishkrime të ndryshme.

Por, Policia e Kosovës tash e sa vite merr masa që një gjë e tillë të parandalohet.