Kolonët hebrenj plagosën 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

Kolonët fanatikë hebrenj kanë sulmuar palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke plagosur 2 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA, aktivisti palestinez Bashar al-Karyuti tha se kolonët hebrenj sulmuan palestinezët që po mblidhnin ullinj në fshatin e qytetit të Nablusit në veri të Bregut Perëndimor.

Sipas tij, 2 palestinezë u plagosën në sulmin me gurë dhe shkopinj. Karyuti tha se të dy të plagosurit u dërguan në spitalin shtetëror “Rafediya” në Nablus.

Karyuti tha se automjetet që u përkisnin palestinezëve në afërsi u dëmtuan në sulmin e kolonëve hebrenj.

Sulmet nga kolonët hebrenj ndaj palestinezëve

Kolonët hebrenj që banojnë në territoret e pushtuara palestineze shpesh presin ose u vënë zjarrin pemëve të ullirit, i cili është burimi kryesor i të ardhurave për fermerët palestinezë në Bregun Perëndimor.

Përveç kësaj, kolonët hebrenj sulmojnë herë pas here fermerët palestinezë, veçanërisht gjatë sezonit të vjeljes së ullirit.

Ka më shumë se 250 vendbanime të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967. Gati 500 mijë kolonë hebrenj që banojnë në këto vendbanime e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim në Bregun Perëndimor.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territorin e pushtuar konsiderohen të paligjshme. /aa