Ballina Lajmet Kosovë Komandanti i KFOR-it dhe Osmani diskutojnë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

Komandanti i KFOR-it dhe Osmani diskutojnë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë takim të rregullt, sipas komunikatës së KFOR-it diskutimi u fokusua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë.

“Gjeneral Barduani shprehu dëshirën për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar dhe theksoi rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të qëndrueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë në Kosovë si faktor kyç për stabilitetin”, thuhet nga KFOR-i.