Kombëtarja e Iranit në futboll refuzoi të këndojë himnin kombëtar para ndeshjes me Anglinë

Kombëtare e Iranit në futboll ka refuzuar të këndojë himnin kombëtar të tyre para ndeshjes kundër Anglisë në Kupën e Botës FIFA 2022 në shenjë proteste për vdekjen e 22-vjeçares iraniane Mahsa Amini, transmeton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu disa tifozë iranianë në stadiumin ‘Khalifa International’ në Ar-Rayyan të Katarit fishkëlluan himnin e tyre për të njëjtën arsye.

Irani është në të njëjtin grup me Anglinë, SHBA-në dhe Uellsin. Kupa e Botës në Katar do të vazhdojë deri më 18 dhjetor.

Irani është tronditur nga protesta që nga mesi i muajit shtator pas vdekjes së Amini-t gjatë kohës kur ishte në paraburgim, e cila u arrestua nga policia morale e vendit me dyshime se ka shkelur kodin islamik të veshjes.