Ballina Sport Basketboll Kombëtarja e Kosovës në basketboll, e pret Sllovakinë në Prizren

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, e pret Sllovakinë në Prizren

Basketbollistët e Kombëtaren e Kosovës në fund të këtij muaji do ta luajnë ndeshjen e radhës në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2029”.

Kundërshtari i Kosovës këtë herë do të jetë Sllovakia, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër Grupit C parakualifikues, të cilin e përbën edhe Shqipëria.

Dueli mes Kosovës dhe Sllovakisë, do të luhet më datën 27 shkurt dhe atë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren me fillim nga ora 19:00.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), gjatë kësaj jave ka paralajmëruar disa herë këtë përballje të “Dardanëve” pasi pret përkrahje të madhe nga tribunat kundër Sllovakisë.

Si Kosova ashtu edhe Sllovakia, e kanë luajtur nga një ndeshje deri më tani në kuadër të këtyre parakualifikimeve, të cilën e kanë fituar përballë Shqipërisë.

Shqipëria është e fundit në grup me dy pikë, sa i ka edhe Kosova që është e para dhe Sllovakia që renditet e dyta në Grupin C.

Kundër Sllovakisë, Kosova synon fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura në parakualifikimet për “Eurobasket 2029”.