Komisioneri Europian bën thirrje për mospërdorimin e pajisjeve 5G të Huawei dhe ZTE

Edhe pse Huawei dhe ZTE nuk janë teknikisht të përjashtuar nga të gjitha vendet anëtare, shumica e 27 vendeve në unionin po shkojnë drejtë asaj rruge.

Javën e kaluar Komisioneri Europian Thierry Bretton si quajti pajisjet Kineze të telekomunikacionit prodhuar nga Huawei dhe ZTE si rrezik i madh duke bërë thirrje vendeve anëtare të ndalojnë përdorimin e tyre në BE.

Sipas Breton, vendet që kanë marrë masa kanë justifikuar plotësisht vendimin e tyre ndërsa të tjerët duhet të ndjekin hapat e tyre për ti larguar nga rrjetet 5G Europiane.

Brenton gjithashtu tha se pavarësisht udhëzimeve të BE-së ndaj 27 vendeve anëtare lidhur me pajisjet 5G Kineze, vetëm 10 prej tyre kanë vepruar.

Sipas tij mungesa e reagimit përbën një kërcënim madhor sigurie për tërë bllokun dhe qytetarët e saj duke ekspozuar sigurinë kolektive të Bashkimit Europian.

Edhe pse Huawei dhe ZTE nuk janë teknikisht të përjashtuar nga të gjitha vendet anëtare, shumica e 27 vendeve në unionin po shkojnë drejtë asaj rruge.

Të paktën 21 prej tyre kanë adoptuar legjislacion për vlerësimin e rrezikut ndërsa tre të tjerë janë në proces të miratimit të tyre.

Me ligjet në fuqi, shumica e këtyre vendeve do të mund të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të disa kompanive ose heqjen e tyre në rast se janë në përdorim.

Nisur nga përkeqësimi i marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Pekinit, SHBA-ja dhe Britania kanë ndaluar përdorimin e pajisjeve 5G të Huawei dhe ZTE.