Komisioni Europian: Do të ofrojmë më shumë se 200 milion euro ndihmë humanitare për refugjatët afganë

Ursula von der Leyen

BE do të rrisë ndihmën humanitare për Afganistanin në më shumë se 200 milionë euro, tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në Twitter.

“Në Samitin e sotëm të G7, unë do të njoftoj një rritje të ndihmës humanitare për afganët, brenda dhe jashtë vendit, nga buxheti evropian, nga 50 milionë euro në mbi 200 milionë euro. Kjo ndihmë humanitare po i shtohet kontributeve të Shteteve Anëtare në ndihmë për njerëzit e Afganistanit,” shkroi Presidenti i Komisionit në Twitter. /tiranapost