Komisioni Europian i vendos një javë afat Meta dhe TikTok për përhapjen e lajmeve të rreme

Meta dhe TikTok duhet ti përgjigjen Komisionit Europian brenda datës 25 Tetor.

Meta dhe TikTok kanë një javë afat nga Komisioni Europian për të ofruar më shumë detaje rreth masave që kanë marrë për të adresuar përhapjen e përmbajtjeve terroriste, të dhunshme dhe gjuhës së urrejtjes në platformat e tyre, një javë pasi X ju kërkua e njëjta gjë.

Trupi ekzekutiv i Bashkimit Europian tha ditën e Enjte se ka dërguar një kërkesë pranë dy kompanive ndërsa hulumtuesit raportojnë përhapje të madhe të informacioneve të rreme pas konflikti Izrael-Palestinë u ndez një javë më parë.

Komisioni mund të hapë hetime ndaj kompanive nëse nuk është i kënaqur me përgjigjet e tyre. Nën rregullat e reja të moderimit të përmbajtjeve njohur si Digital Services Act (DSA), platformave të mëdha online ju kërkohet të bëjnë më shumë për të hequr përmbajtjet e dëmshme dhe paligjshme ose rrezikojnë gjoba që shkojnë deri në 6 përqind të të ardhurave të tyre vjetore globale.

Meta dhe TikTok duhet ti përgjigjen Komisionit Europian brenda datës 25 Tetor.