Kompania ku punonin të rinjtë që ranë në humnerë ngushëllon familjarët

Dy punëtorët e agjencisë Sharr Travel, Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni, kanë humbur jetën pas mesnate në autostradën “Ibrahim Rugova” pasi ranë në humnerë teksa ishin duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër në segmentin Suharekë-Duhël, njofton Klan Kosova.

Kompania ka ngushëlluar familjarët pas këtij rasti të dhimbshëm, përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që dy punëtorët e agjencisë tonë Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni kanë ndërruar jetë pas një fatkeqësie . Ngushëllime për familjet , miqtë dhe stafin”, thuhet në postim.

Me urdhër të prokurorit tre shoferë të autobusëve të cilët janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.