Kryediplomati maqedonas ka theksuar se në takim kanë riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe dialogun politik konstruktiv midis dy vendeve.
Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski në Sarajevë, raporton Anadolu.
Në një postim në platformën sociale amerikane X, kryediplomati maqedonas ka theksuar se në takim kanë riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe dialogun politik konstruktiv midis dy vendeve.
“Diskutuam për zhvillimet rajonale, integrimin evropian dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), duke nënvizuar se zgjerimi mbetet një interes strategjik si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për BE-në. Shkëmbyem pikëpamje mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik, me fokus në angazhimin biznes me biznes, lidhjen e transportit dhe rivendosjen e linjës ajrore direkte Shkup-Sarajevë”, shkroi Mucunski.
Sipas njoftimit të mëparshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ishte bërë të ditur se gjatë vizitës, e cila po zhvillohet me ftesë të Ministrit Konakoviq, pritet të konfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në fushat me interes të ndërsjellë.
Gjithashtu u theksua se në takim pritet të diskutohet perspektiva evropiane e rajonit dhe procesi i integrimit në BE.
