Konfirmohet vizita e Blinkenit në Shqipëri

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken do të vizitojë Shqipërinë në periudhën mes 14 dhe 17 shkurtit, ka konfirmuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas njoftimit, në Tiranë sekretari Blinken do të ritheksojë “fuqinë e marrëdhënieve të SHBA-së me Shqipërinë, partnere kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe aleate i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Pos Shqipërisë, në këtë periudhë treditore, Blinkeni do ta vizitojë edhe Gjermaninë. Ai ka paralajmëruar pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Sipas DASH-it, Blinkeni do të zhvillojë takime për të theksuar mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Është hera e katërt që një sekretar amerikan viziton Shqipërinë. Herën e fundit që Blinkeni vizitoi Shqipërinë ishte më 2021, kur mori nën drejtim diplomacinë amerikane.