Konfiskohet 17 kg marihuanë, arrestohen për korrupsion dy zyrtarë të Prokurimit

Policia e Kosovës ka arritur të zbulon dhe konfiskon 17 kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një statusi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe tre zyrtarë për korrupsion në mesin e tyre dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit.

“Policia e Kosovës nuk ndalet së luftuar grupet e organizuara kriminale. Tre të arrestuar për trafikim droge pasi zbulohen e konfiskohen 17 kg drogë e llojit marihuanë. Poashtu tre të arrestuar për korrupsion prej tyre dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit. Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ministri Sveçla.