Konjufc: Do të vazhdojmë me pengimin e Demarkacionit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se subjekti i tij politik do të vazhdojë me rezistencë të tillë, për aq kohë sa pushteti përpiqet që demarkacionin me Malin e Zi ta sjell për ratifikim në Kuvend, raporton lajmi.net.

Lidhur me arrestimin e deputetit Driton Çaushi, shefi i G.P. të Vetëvendosjes ka thënë se policia këtë veprim e ka bërë me urdhër të pushteti. Me këtë, Konjufca ka potencuar se policia tashmë është e kapur nga pushteti.