Konjufca: Astrit Dehari u vra kur u shpall terrorist

Astrit Dehari është vrarë në momentin që është bërë terrorist, dhe jo me 5 nëntor. Kështu u shprehë deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme për rastin Deharin që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Konjufcës, Astritin s’e ka vra shtetit, po mungesa e shtetit, pasi është kapur nga pushteti.

Ai i akuzoi deputetët e LDK-së dhe PDK-së se po e kidnapojnë këtë seancë të thirrur nga VV dhe peticioni i qytetarëve me mbi 23 mijë nënshkrime.

“Dy herë deputetët e këtij koalicioni tërheqin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për Deharin. Ky peticion nuk kërkon vetëm debat siç po kërkoni ju në seancë, por edhe adresimin e përgjegjësisë. Mbi 23 mijë nënshkrime janë bërë nga qytetarët për të kërkuar se e kujt ka qenë përgjegjësia e vdekjes së Deharit në burg”, u shprehë Konjufca.

Në këtë peticion, sipas tij, kërkohet edhe dorëheqja e ministres, zyrtarëve të SHKK-së dhe gjithë përgjegjësve për vdekjen e Deharit dhe deputetët e PDK-së dhe LDK-së po tentojnë ta shmangin këtë.

Konjufca pohoi se prokurori special, i cili është duke e hetuar rastin e shpërthimit te Kuvendi, për të cilin dyshohen aktivistët e VV-së, përfshirë edhe të ndjerin Astrit Dehari, Abdurrahim Islamit është njeri i pushtetit.

Sipas tij, pushtetit ia ka punësuar djalin prokurorit Islami në AKI, me qëllim që ai me shpik prova e baba i tij ti ndjek ato .

E fytyra e gjithë kësaj makinerie, sipas tij, janë këta tre njerëz Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli.