Konjufca: Dardan Molliqaj duhet të jap llogari për shpifjet e patolerueshme

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka dërguar padi ndaj ish-kolegut të partisë, Dardan Molliqajt për deklaratat e tij në Kuvendin e Kosovës. Molliqaj pretendonte se Konjufca ka qenë një vit pjesëtar i SHIK-ut, raporton lajmi.net. E në një prononcim para gazetarëve, vetë Konjufca ka thënë se kjo është një shpikje e patolerueshme.“Është një shpifje e patolerueshme dhe ai duhet të japë llogari. Jo veç që po e demantoj, por po i bëj thirrje publikisht t’i bëjë publike çfarëdo prove që ka për këtë që ka thënë. Unë përveç deklaratës së tij, nuk kam çfarë t’i ofroj tjetër gjykatës. Mezi po pres të përballem me të në gjykatë. Jam i gatshëm t’i sjelli 1000 njerëz për ta mbrojtur të vërtetën e Dardani nuk mundet as edhe një të vetëm”, ka thënë Konjufca. Debati mes Molliqajt e Konjufcës u zhvillua në seancën ku u votua buxheti për vitin 2019.