Konjufca e krahason Molliqajn me presidentin Thaçi

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj gjatë seancës së sotme ku po diskutohet për shkarkimin e nënkryetares Aida Dërgutit, i bëri thirrje Vetëvendosjes që të i lërë lojërat dhe të mos e vazhdoj denigrimin e deputetes Aida Dërgutit, raporton “Zëri.info”.

“Lërini lojërat, se nuk është fer me anatemu njerëz si Aidën e të tjerë që i keni pasur për 12 vjet shok, e nëse doni të hyjmë në këtë lojë i qëllim të gjitha letrat bashkërisht”, tha Molliqaj.

Ai bëri thirrje Vetëvendosjes që të mos e vazhdoj këtë denigrim “Mos e vazhdoni kështu se nuk ka kuptim”.

Ai me këtë rast ‘kërcënoi’ Vetëvendosjen duke thënë që nëse e vazhdojnë këtë do të marrin përgjigjen që nuk e presin.

“Nëse e vazhdoni me denigrim të personave sikur për Aidën, besoni që do e merrni përgjigjen që nuk e keni marrë deri tash, e ju e dini që unë e kam atë përgjigje, ju e dini që nuk mund ta përballoni atë përgjigje, kështu që ju lutem të vazhdojmë si koleg politik sepse për neve vazhdon me mbet problem Qeveria dhe pushteti, por edhe me duruar më shumë nuk durojmë”, tha Molliqaj.

Ndërsa deputeti Glauk Konjufca menjëherë reagoi duke thënë që Molliqaj po tingëllon sikur Hashim Thaçi me këtë lloj debati.

“Me thonë të drejtën paskam harru qysh tingëllon Hashim Thaçi në Kuvend sepse moti nuk ka qenë këtu. Me atë stilin “Albin për ty kom diçka po mos më shti me ta thanë, se me bo me i shku deri në fund e sheh çka të gjenë” “, tha Konjufca duke iu drejtuar Molliqajt.

Ai mes tjerash tha që kjo foltore e Kuvendit nuk duhet të shfrytëzohet për të shpalosur traumat e debateve.