Kontrabandë në Leposaviq – Kamioni me rreth 4 tonë mish bie në përrua, ik shoferi

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një rast të kontrabandimit me mallra në Komunën e Leposaviqit.

Bëhet e ditur se një kamion me targa të Serbisë, i ngarkuar me rreth 4 tonë mish, ka devijuar rrugën dhe ka rënë në një përrua.

Ndërsa, shoferi thuhet se ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Raportohet se një kamion me targa të shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë eshte larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si më lart. Njësitet policore relevante ne bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrë me rastin”, njofton PK në raportin 24-orësh.