Kore e Jugut, një shofer shtyp këmbësorët dhe ther me thikë disa prej tyre, 13 të plagosur – VIDEO

Të paktën 13 persona janë plagosur në Korenë e Jugut pasi një person shtypi me makinën e tij këmbësorët në trotuar dhe filloi të therte me thikë njerëzit pranë një stacioni të metrosë në qytetin Seongnam, transmeton Anadolu.

Yoon Sung-hyun, një zyrtar nga departamenti i policisë së provincës jugore Gyeonggi, tha se të paktën nëntë persona u goditën me thikë dhe katër të tjerë u plagosën pasi u shtypën me automjet. Policia nuk konfirmoi nëse ndonjë prej tyre ishte në gjendje të rëndë.

Policia ka marr në pyetje një të dyshuar të paidentifikuar i cili u arrestua në vendin e ngjarjes.

Muajin e kaluar, një person me thikë goditi të paktën katër këmbësorë në një rrugë në kryeqytetin Seul, duke vrarë një person, tha policia.