Koronavirusi, 1669 viktima dhe mbi 69 000 të prekur

Deri më tani janë 1669 viktima nga koronavirusi në mbarë botën.

Ndërkohë numri i të prekurve raportohet që të jetë mbi 69 000, kryesisht viktimat janë në Kinë. Në anijen Diamond Princess janë njoftuar edhe 70 raste të tjera të konfirmuara më koronavirus, ndërsa numri i të prekurve në total ka shkuar në 356.

Pritet që ditën e sotme të evakuohen amerikanët që ndodhen në anije, dhe ëmë pas do të futen në karantinë për një periudhë 14-ditor enë vendin e tyre. Ditën e djeshme vdekja e një turisti kinez në Francë shënoi edhe viktimën e parë nga koronavirusi brenda kufijve të Evropës.

Kjo javë ka qenë java me numrin më të lartë të të prekurve, kur në një ditë janë raportuar 15 000 persona të prekur në Kinë./tch