Kosova eksporton më shumë lojtarë se Shqipëria, publikohet lista

Prania e lojtarëve kosovarë në Kombëtaren shqiptare ka qenë gjithmonë e rëndësishme dhe ka mbajtur edhe peshë specifike.

Është deklaruar dhe gjithmonë një derë e hapur do të jetë nga kuqezinjtë për cilindo me origjinë shqiptare, kudo ku luan nëpër botë.

Mirëpo, herë pas here është diskutuar thelbësisht edhe fakti se në Shqipëri, prania e lojtarëve nga Kosova në ekipet zinxhir të kombëtareve shpesh ka lënë mënjanë edhe punën më fidanishtet kuqezi. Për të vërtetuar edhe një herë prodhimtarinë e Kosovës me talente, mjafton një zbulim i fundit.

EKSPORTIMI

Një studim mbi sezonin 2019-2020 tregon se Kosova eksporton më shumë futbollistë sesa Shqipëria. Në studim janë marrë lojtarët e dalë nga shteti, por jo specifikisht futbollistët e secilit ekip përfaqësues. Gjithashtu nënvizohet se nuk janë përfshirë në studim futbollistët me dy nënshtetësi. Në këtë sezon, Kosova ka eksportuar 43 futbollistë jashtë shtetit të vet. Bëhet fjalë për futbollistë profesionistë këtë sezon, por pa marrë në konsideratë lojtarët që kanë origjinën nga Kosova dhe kanë një pasaportë të dytë të një shteti tjetër.

Image

CILËSIA

Jo vetëm për sa i takon sasisë, por edhe për cilësi, rezulton që Kosova është sërish një hap tjetër përpara Shqipërisë. Referuar numrave të mësipërm të eksporteve nga Shqipëria dhe Kosova, kjo e fundit qëndron më lart për përqindjen e lojtarëve që aktivizohen në divizionin e parë.

Nga lojtarët e eksportuar, 81.4% e kosovarëve janë pjesë e kampionateve elitare në Europë, krahasimisht me 73.7% e shqiptarëve të eksportuar. Rritja e Kosovës, në sasi dhe cilësi, është më hapa galopantë duke parakaluar Shqipërinë, referuar prodhimtarisë së futbollistëve dhe talenteve.