Kosova luan sonte për “prestigj” ndaj Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve, ku do të përballet ndaj Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri”.

Kosova e cila ka vetëm një fitore gjatë këtyre kualifikueseve për Botërorin “Katar 2022”, do të kërkojë fitoren e dytë në total dhe të parën në “Fadil Vokrri”.

Fitorja e vetme e deritashme e dardanëve erdhi pikërisht ndaj Gjeorgjisë, në fitoren minimale me golin e vetëm të Vedat Muriqit, muajin e kaluar.

Pas humbjes ndaj Suedisë, dardanët humbën edhe matematikisht gjasat për një kualifikim të mundshëm, gjersa sonte do të kërkojë një fitore sa për ‘prestigj’, për të arritur fitoren e parë ndonjëherë në kualifikime të një Botërori në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi, Bernard Challandes ka bërë të ditur se të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë, duke përshirë edhe Lirim Kastratin, i cili për shkak të lëndimit mungoi në ndeshjen e kaluar, kësisoj tekniku zvicëran do të jetë i hapur për çdo selektim të mundshëm.

Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45.