Kosova mbajti stërvitjen e dytë para miqësores me Norvegjinë

Dardanët kanë mbajtur sot stërvitjen e dytë për grumbullimin e qershorit në Kampin Nacional në Hajvali.

Edhe sot fokusi ishte te pjesa taktike. Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë nesër në orën 11:00.

Ky grumbullim do të kurorëzohet me miqësoren kundër Norvegjisë që do të zhvillohet më 5 qershor në Oslo.