Kosova mbushet me “municion”, afër 10 mijë kg fishekzjarre u importuan këtë vit

Festat e fundvitit po afrohen, e siç ndodh për çdo vit, mjetet piro-teknike nuk mungojnë në Kosovë.

Ndezja e tyre është bërë diçka e zakonshme për qytetarët tanë.

Këtë e tregon edhe statistika për vitin e kaluar ku gjithsej 52.349 kg fishekzjarrë janë importuar në Kosovë.

Mirëpo, sipas Doganës krahasuar me vitet e kaluara është shënuar një rënie e importit të këtyre produkteve, shkruan Indeksonline.

Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit që nga 1 janari deri me 6 dhjetor, sasia e fishekzjarrëve është 9.277 kg.

Siç shihet në tabelën e dërguar nga Dogana e Kosovës, përveç fishekzjarrëve, mjetet e tjera të tilla janë 734 kg që në total gjithsej bëjnë 10.011 kg. Kjo sasi ka vlerën mbi 22 mijë euro.

Për çdo vit të ri në Kosovë lëndohen dhjetëra persona si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Ndryshe, vitin e kaluar gjithsej numri i mjeteve piroteknike të importuara ka qenë 74.168 kg, ndërsa vlera e tyre ka kushtuar 116.417.

Kujtojmë që përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar gjatë gjithë vitit për të cilin duhet marrë leje paraprake (neni.33 pika 7 ligji për përdorim civil I eksploziveve), ndërsa nga data 26 dhjetor deri me datë 2 janar qytetarët nuk ka nevoje të aplikojnë marrjen e lejes për përdorim të mjeteve piroteknike.