Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për zbatimin e masave dhe sanksioneve të reja për Rusinë dhe Bjellorusinë, përfshirë pakon e katërt të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër këtyre dy shteteve.
Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtij vendimi Republika e Kosovës do të vazhdojë të rreshtohet me partnerët në zbatimin e masave dhe sanksioneve të reja, përfshirë pakon e katërt të sanksioneve të BE-së.
“Kjo pako konsiston në masa restriktive, tregtare, ekonomike, financiare energjike, industri të mbrojtjes si dhe ndaj individëve dhe etniteteve shtesë”, tha Kurti, raporton Telegrafi.
Ai tha se sanksionet e reja janë në vazhdimësi të bashkëpunimit të ngushtë me BE-, ShBA dhe partnerët tjerë.